Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jamie Foxx shihet me ish të dashurën

NULL NULL
27.03.2019 14:00

Jamie Foxx është parë së fundmi duke kaluar kohë me ish të dashurën Kristin Grannis dhe vajzën e tyre Annalise.

Aktori i Robin Hood është parë në humor të mirë derisa po shëtiste me 42 vjeccaren Grannis dhe vajzën e tyre në Los Angeles.

Foxx dhe Grannis kishin veshur të dy rroba sportive.

Kjo shëtitje vjen pak javë pasi aktori kishte njoftuar se është beqar.

Foxx deklaroi kështu pavarësisht faktit se ai është në lidhje pesëvjeçare me Katie Holmes.

Revista “Us Weekly” kishte njoftuar në muajin mars të vitit 2015 se çifti kishin qenë në lidhje sekrete për dy vjet.

Ata kanë qenë vazhdimisht larg vëmendjes së publikut dhe mediave derisa vetëm kohëve të fundit janë shfaqur së bashku në publik ku herën e fundit janë fotografuar nga paparacët në udhëtimin e tyre romantik në Miami.

 

 

lajme të ngjashme