Jamie Foxx darkon me të dashurën dhe ish të dashurën NULL NULL 28.08.2019 12:00 28.08.2019 12:00 Ky është një takim vërtetë i rrallë! Jamie Foxx është parë duke darkuar me ish të dashurën Kristin Grannis, me të cilën ka edhe një vajzë, dhe Sela Vave, këngëtaren për të cilën është përfolur se është në lidhje dashurie. Ata janë parë në Malibu para se të shkonin më vonë atë mbrëmje në shtëpinë e tij në Thousand Oaks të Kalifornisë. Foxx ka vajzën 10 vjeçare Annalise me Grannis, ndërkohë që është përfolur se ai e ka nisur një romancë me Vave kur ata janë parë duke u larguar nga një klub nate në Hollywood më 17 gusht, transmeton Klan Kosova. Ai u ka thënë ndjekësve të tij në Instagram se lidhja e tij me Vave është krejtësisht profesionale. “Kur unë e kam takuar Ed Sheeran, nuk e dija se kush ishte. Ai ka fjetur në divanin tim për gjashtë javë dhe tash ka përfunduar duke bërë gjëra të jashtëzakonshme. Nick Cannon ishte 13 vjeçar kur flinte në shtëpinë time të vjetër. Para se Ne-Yo të ishte Ne-Yo, ai ishte në shtëpinë time po ashtu. Të gjithë vinë tek unë – pavarësisht kush janë”. “E kam takuar një vajzë të re që quhet Sela Vave. Unë e kam bërë të njëjtën gjë me të. Një mik i imi na ka prezantuar duke më thënë se ajo është e jashtëzakonshme. E kam dëgjuar duke kënduar këngë të Beyonces dhe duke luajtur në kitarë. Është e mrekullueshme, prandaj e kam marrë nën menaxhimin tim”, ka thënë Foxx. Këto fotografi të aktorit me Vave kanë dalë në publik dy ditë pasi është konfirmuar se ai dhe Katie Holmes janë ndarë pas gjashtë vjetësh lidhje dashurie.