James: Reali s’ka frikë nga Juventusi NULL NULL 12.05.2015 13:49 12.05.2015 13:49 Mesfushori James Rodriguez, ka thënë se Real Madridi nuk i frikësohet skuadrës së Juventusit. “Zonja e Vjetër” e fitoi ndeshjen e parë në kuadër të gjysmëfinales së Champions që u zhvillua na Itali, me rezultat 2-1 dhe ka një përparësi të vogël për të arritur në finale. Ndeshja kthyese zhvillohet në Spanjë të mërkurën në orën 20:45. “Ne s’i frikësohemi asnjë skuadre tjetër. Ne e dimë se italianët mbrohen mirë, por do të japim më të mirën tonë dhe do të kualifikohemi në finale”, tha James Rodriguez.