Ja si duket grimi me 37 hapa i Kylie Jenner në një vajzë normale NULL NULL 30.06.2018 10:30 30.06.2018 10:30 Emma, gazetare e Cosmopolitan.com, për hir të respektit që ka për lexuesit dhe integritetit të saj, vendosi të provojë grimin me 37 hapa të Kylie Jenner, të cilin mund ta shihni më poshtë. Nëse keni aq kohë të lirë, sigurisht. “Po e them që në fillim. S’kam qenë kurrë e mirë në grim. Në fakt, jam një tmerr. S’munda kurrë të shtresëzoja tone sysh, apo të konturoja fytyrën pa u dukur si anëtare e cirkut. Kështu që, një rutinë me 37 hapa m’u duk si një testim i vullnetit. Mbështetuni në karrige njerëz. Kylie nisi me hidratues dhe zbutës buzësh. Pak a shumë, me këto e nis dhe unë ditën, kështu që puna nisi mbarë. Hapi i parë: Tonet e syve. Kylie vë në sy të paktën 6550646326 tone të ndryshme në secilën qepallë. Kur unë dua të dukem sikur jam lyer mirë, vë maksimumi tre. Sapo mbaron me sytë, Kylie kalon tek fondatina. Në një ditë normale, përdor shumë pak fondatinë dhe aspak korrektor. Nuk bëj shaka. Ju lutem, vëzhgoni pak diferencën mes qafës dhe fytyrës. Sigurisht që nuk gjeta ngjyrën e duhur. Lol! Jam kaq e zonja. Radhën e ka konturimi dhe “pjekja”. Për fat të keq, s’bëhet fjalë për pjekje biskotash apo ëmbëlsirash. Ndihem e mashtruar Mirë, kalojmë tek buzët. Kylie vdes për buzët e trasha, kështu që në llim i vijëzon me laps dhe pastaj i mbush tërësisht. Pastaj shton dhe buzëkuq dhe shkëlqyes. Këtu Kylie bën si karizmatike dhe i vijëzon buzët me sy mbyllur. Epo, kujdes se s’di ta bësh vetëm ti. Buzët sikur e rregullojnë pak look-un. Blush. Kylie vendos blush në gjithë fytyrën. Në gjithë fytyrën! Unë, nga ana tjetër, s’kam përdorur blush që në klasë të tetë. Pastaj highlighter! Shumë highlighter! Ajo krijon një vijë në fytyrë, por normalisht unë nuk e bëj dot, kështu që highlighter-i im duket kështu. Dhe as që i shpërhap gjithë këto produkte. Thjesht i lë të rrinë aty. Grimi im duket sikur e ka bërë një fëmijë, por s’ka gjë. Dhe kjo ishte. Pasi rregullova nja dy gjëra të vogla, look-u është i përfunduar. Kjo fytyrë tregon ç’po mendoja në ato momente. Rutina me 37 hapa e Kylie-t më mori plot 45 minuta dhe dukem si një fëmijë që e harruan tek Sephora. E vlerësoj shumë mundin dhe dedikimin e saj, por jam mirë me një shtresë rimeli.”/anabel