Ja pse Princi William nuk ishte pranë Kate Middleton në videon ku zbuloi se ishte prekur nga kanceri NULL NULL 27.03.2024 09:24 27.03.2024 09:24 Javën e kaluar, Princesha Katerina e Uellsit, pranoi se ishte diagnostikuar me kancer përmes një video-mesazhi të publikuar. Megjithatë, pas publikimit të videos, njerëzit kanë pyetur veten pse burri i saj, Princi Ëilliam, nuk ishte ulur pranë saj, ndërsa ajo po fliste me njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar dhe në mbarë botën, transmeton Klankosova.tv. Këtë e ka shpjeguar një burim. Burimi tha për The Times: “Ajo nuk kishte nevojë që dikush të ulej pranë saj, donte të fliste vetëm si një grua e fortë që ndanë mesazh të tillë për kombin. Ëilliam e ka mbështetur atë në sfond”. Një burim tjetër tha gjithashtu se video-mesazhi nuk ishte si një përgjigje ndaj thashethemeve dhe teorive konspirative se ku kishte qenë ajo, por për shkak të ndjenjës së saj të përgjegjësisë për rolin e saj në publik. A message from Catherine, The Princess of Wales pic.twitter.com/5LQT1qGarK — The Prince and Princess of Wales (@KensingtonRoyal) March 22, 2024