Ja çka urojnë Gigi e Yolanda për Zayn NULL NULL 09.11.2021 15:52 09.11.2021 15:52 Një burim i afërt foli lidhur me atë që ndodhi mes mamasë së Gigi Hadid, Yolanda, dhe ish-it të saj, Zayn Malik. Muajin e kaluar, Yolanda pohoi se Zayn “e goditi” teksa ishte vetëm me Khai-n njëvjeçar (djalin e Zayn dhe Gigi). Zayn e ka mohuar këtë. Pas këtij lajmi u raportua se Gigi dhe Zayn ishin ndarë. Yolanda është e mërzitur që situata e saj me Zayn u bë publike, ashtu si edhe Zayn. Gigi dhe Yolanda janë mirë dhe nuk kanë pasur kurrë një problem për incidentin”, tha një burim për ET, transmeton Klan Kosova. Burimi shtoi, “Në fund të fundit, Zayn do të jetë përgjithmonë në jetët e familjeve dhe të gjithë shpresojnë që një ditë të mund të vazhdojnë tutje”.