Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja cili mund të jetë kundërshtari i ardhshëm i Ballkanit

NULL NULL
26.07.2022 22:55

Ballkani është kualifikuar në raundin e tretë të Conference League, pasi triumfoi ndaj La Fioritas, me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Skuadra nga Suhareka ka triumfuar në ndeshjen e dytë me rezultat 6-0, transmeton Klankosova.tv.

Golat u shënuan nga Albion Rrahamni, Leonit Abazi dhe Ermal Krasniqi.

Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e ballafaqimit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur në barazim dhe pa gola.

Ndërkohë, ndeshja e dytë do të zhvillohet të mërkurën mbrëmë në “Injector Arena”, me fillim nga ora 20:00.

lajme të ngjashme