Ja çfarë i ndodh turpit nëse nuk flini 7 orë gjatë natës NULL NULL 11.02.2025 17:52 11.02.2025 17:52 Të gjithëve na kujtohet rregullisht se duhet të flemë të paktën shtatë orë çdo natë. Tani, ekspertët kanë paralajmëruar se trupi juaj mund të paguajë çmimin nëse flini më pak se 7 orë. Firma e teknologjisë së gjumit, Simba , ka përdorur inteligjencën artificiale ( AI ) për të zbuluar efektet fizike të mungesës së gjumit. Nga imazhet është parë se mungesa e gjumit mund të shkaktojë bark të fryrë, lëkurë të njollosur si dhe mbipeshë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv “Mungesa e gjumit nuk ju bën thjesht të lodhur – ajo shfaqet në të gjithë trupin tuaj”, tha Lisa Artis, zyrtare nga Simba. “Kur privoheni nga gjumi, rrjedhja e reduktuar e gjakut bën që lëkura të duket e zbehtë dhe i mungon gjallëria, duke i hequr asaj shkëlqimin dhe vitalitetin e saj natyral. “Përveç kësaj, kur jeni të privuar nga gjumi, nivelet e kortizolit – hormoni i stresit – rriten, duke përkeqësuar gjendjet inflamatore të lëkurës, duke përkeqësuar gjendjet si ekzema dhe psoriasis, duke çuar në acarim, skuqje dhe kruajtje. Sondazhi zbuloi se 26 për qind e njerëzve që nuk flinin mjaftueshëm ishin mbipeshë, ndërsa 32 për qind kishin fryrje.