Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli vret të paktën 66 palestinezë në Gaza, sulmon postën që përdorej si strehë

NULL NULL
12.12.2024 23:41
Dëmet pas një sulmi ajror izraelit në Beit Lahia, Gaza, më 20 tetor. AFP. Getty Images.

Një sulm izraelit vrau të paktën 30 palestinezë dhe plagosi 50 të tjerë që ishin strehuar në një zyrë postare në Rripin qendror të Gazës, duke e çuar numrin e të vdekurve të enjten në 66.

Pa asnjë shenjë pushimi në konfliktin 14-mujor, sulmi goditi një objekt postar në kampin Nuseirat ku familjet e zhvendosura kishin kërkuar strehim dhe gjithashtu dëmtoi disa shtëpi aty pranë, thanë mjekët për Reuters.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për deklarim. Nuseirat është një nga tetë kampet historike të Rripit të Gazës fillimisht për refugjatët palestinezë nga lufta e vitit 1948 rreth krijimit të Izraelit. Sot, ajo është pjesë e një zone të dendur urbane të mbushur me njerëz të zhvendosur nga e gjithë Gaza.

Më herët të enjten, dy sulme izraelite në Gazën jugore vranë 13 palestinezë për të cilët mjekët e Gazës dhe Hamasi thanë se ishin pjesë e një force që mbron kamionët e ndihmave humanitare. Ushtria izraelite tha se ata ishin militantë të Hamasit që përpiqeshin të rrëmbenin dërgesën.

Shumë prej të vrarëve në sulmet në Rafah dhe Khan Younis kishin lidhje me Hamasin, sipas burimeve pranë grupit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se dy sulmet ajrore kishim synim që të shpërndaheshim në formë të sigurt ndihmat humanitare, dhe akuzoi anëtarët e Hamasit për planifikimin për të parandaluar që ndihma të arrijë tek civilët e Gazës që kanë nevojë për të.

Tutje, në deklaratë thuhet se anëtarët e Hamasit synonin të rrëmbenin ndihmën “në mbështetje të aktivitetit të vazhdueshëm terrorist”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme