Izraeli thotë se ka vrarë komandantin rajonal të forcave ajrore të Hezbollahut NULL NULL 09.01.2024 22:35 09.01.2024 22:35 Ushtria izraelite tha se ka vrarë një komandant rajonal të forcave ajrore të Hezbollahut, për të cilin pretendoi se ishte përgjegjës për një sulm në një qendër komanduese izraelite të martën, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Në një deklaratë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Ali Hussein Burji komandonte Rajonin Jugor të Libanit të Njësisë Ajrore të Hezbollahut dhe “udhëhoqi dhjetëra aktivitete terroriste kundër Izraelit duke përdorur UAV-të shpërthyese dhe UAV-të mbikëqyrëse kundër Izraelit dhe ushtarëve të IDF-së”. “Para eliminimit të tij, u eliminua një qelizë lëshimi që i përkiste Njësisë Ajrore të Hezbollahut, e cila ishte në rrugën e saj për të nisur UAV-të shpërthyese drejt vendeve të ndryshme në Izrael”, thuhet në deklaratë. Zëdhënësi i forcave izraelite, Daniel Hagari, tha në konferencën e tij të rregullt për shtyp të martën “ne e eliminuam atë [Burji] me një dron”. Hezbollahu gjithashtu njoftoi vdekjen e Burji në kanalet e tij të mediave sociale.