Izraeli thotë se ka shkatërruar infrastrukturën bërthamore në Isfahan NULL NULL 13.06.2025 20:22 13.06.2025 20:22 Izraeli tha se ka shkatërruar objektin bërthamor të Isfahanit në Iran. Aeroplanët e Forcave Ajrore sulmuan vendin bërthamor, ku zhvillohet procesi i rikonvertimit të uraniumit të pasuruar, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF). Në një deklaratë, shtohet se kjo është faza tjetër në procesin e prodhimit të armëve bërthamore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. IDF thotë se ka “shkatërruar një objekt për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorët dhe infrastrukturën shtesë”.