Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli thotë se dhjetëra luftëtarë të Hamasit u vranë në luftimet rreth Khan Younis

NULL NULL
02.02.2024 13:29
Khan Younis
Foto nga arkiva. Khan Younis

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë dhjetëra luftëtarë të Hamasit gjatë ditës së kaluar, me sulmet e saj të përqendruara në perëndim të Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

“Trupat kryen bastisje në shënjestër në një numër objektivash të ndryshme terroriste dhe kompleksesh ushtarake, në të cilat ndodheshin pushkë AK-47, granata, pajisje shpërthyese, pajisje ushtarake dhe municione”, tha IDF.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant dje vizitoi Khan Younis dhe tha se operacioni “po përparon dhe po jep rezultate mbresëlënëse”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne po i arrijmë misionet tona në Khan Younis dhe gjithashtu do të arrijmë në Rafah dhe do të eliminojmë elementët terroristë që na kërcënojnë”, ka thënë Gallant.

lajme të ngjashme