Izraeli ndan miliona euro për muzeun me dokumentet e Ajnshtajnit NULL NULL 24.10.2022 11:38 24.10.2022 11:38 Qeveria izraelite do të ndajë miliona euro për një muze që do të strehojë koleksionin më të madh në botë të dokumenteve për fizikantin Albert Ajnshtajn, njoftoi Universiteti Hebraik. Ndërtesa e re do të shfaqet brenda kampusit të Universitetit Givat Ram, në Jerusalem, raporton Hina, transmeton Klankosova.tv. Qeveria është zotuar të ndajë 6.1 milionë euro për financimin e muzeut dhe 12.2 milionë euro shtesë për universitetin. Ajnshtajni, një nga themeluesit e Universitetit Hebraik. konsiderohet si një nga fizikantët më të mëdhenj teorikë të të gjitha kohërave. Pas vdekjes së tij, ai i la universitetit pothuajse 82,000 dorëshkrime, letra, fotografi, dokumente dhe sende të tjera me vlerë. Vdiq në vitin 1955 në moshën 76-vjeçare. Kuratori i muzeut Roni Grosz tregon se ky është koleksioni më i madh i dokumenteve të Ajnshtajnit në botë.