Izraeli mohon se forcat e tij po sulmojnë spitalin al-Amal të Gazës NULL NULL 30.01.2024 18:07 30.01.2024 18:07 Arkiv: Njëri nga spitalet në Gaza. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë se forcat e tij nuk po sulmojnë spitalin al-Amal në Khan Younis, në jug të Gazës. Para kësaj deklarate, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se forcat izraelite kohët e fundit sulmuan oborrin e përparmë të ndërtesës së spitalit dhe kërkuan evakuimin e individëve të zhvendosur dhe ekipeve të saj. “Nuk ka asnjë sulm në spital, hyrje në të apo ndonjë urdhër që njerëzit të largohen me armë”, tha një zëdhënës ushtarak izraelit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.