Izraeli liroi 90 palestinezë, Hamasi liroi tre pengje NULL NULL 20.01.2025 09:38 20.01.2025 09:38 Izraeli thotë se 90 të burgosur palestinezë janë liruar që nga mëngjesi i së hënës, pasi tre pengje izraelite të liruar nga Hamasi janë ribashkuar me familjet e tyre. Katër pengje të tjera izraelite pritet të lirohen këtë javë dhe tre pengje do të lirohen çdo shtatë ditë pas kësaj, sipas presidentit në largim të SHBA, Joe Biden, transmeton klankosova.tv. Ndërkohë, Hamasi thotë se për çdo peng izraelit të liruar, 30 të burgosur palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite. Egjipti – një nga ndërmjetësit – tha këtë fundjavë se 1,890 të burgosur do të liroheshin gjatë fazës së parë Shumica e të burgosurve të liruar të hënën janë gra dhe nën 18 vjeç. Ato përfshijnë Khalida Jarrar, një politikane e shquar palestineze dhe udhëheqëse e Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës Sipas bbc, palestinezët kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre në Gaza, ku ata janë përballur me realitetin e shtëpive të tyre duke u bërë rrënoja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia arreston dy burra në Prishtinë, posedonin substanca të ndryshme narkotike 10 minuta më parë