Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli e konfirmon se Hamasi ka dorëzuar trupat e pengjeve të vrarë

NULL NULL
27.02.2025 16:59
Foto nga Reuters
Foto nga Reuters

Izraeli ka përfunduar testet mjekoligjore që konfirmojnë identitetin e katër pengjeve të vdekur izraelitë, trupat e të cilëve u dorëzuan nga Hamasi në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë.

Të mërkurën mbrëma, Hamasi i kaloi katër arkivole Kryqit të Kuq nga Gaza. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi të enjten se ato përmbanin eshtrat e Shlomo Mansour, 86 vjeç, Ohad Yahalomi, 50 vjeç, Tsachi Idan, 50 vjeç dhe Itzik Elgarat, 69 vjeç, dhe tha se të katër burrat ishin vrarë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Dorëzimi hapi rrugën për lirimin e më shumë se 600 të burgosurve dhe të paraburgosurve palestinezë.

lajme të ngjashme