Izraeli akuzon se 190 anëtarë të stafit të OKB-së janë bërë militantë të Hamasit NULL NULL 29.01.2024 18:06 29.01.2024 18:06 Foto: Reuters Një dosje e inteligjencës izraelite që nxiti një grup të vendeve për t’i ndalonin fondet për një agjenci ndihme palestineze të OKB-së përfshinin pretendime se disa prej stafit morën pjesë në rrëmbime dhe vrasje gjatë bastisjes së 7 tetorit që ndezi luftën në Gaza. Dosja prej gjashtë faqesh, e parë nga Reuters, pretendon se rreth 190 punonjës të UNRWA, përfshirë mësuesit, janë bërë si militantë të Hamasit ose Xhihadit Islamik. Ka emra dhe fotografi për 11 prej tyre. Palestinezët kanë akuzuar Izraelin për falsifikim të informacionit për të njollosur UNRWA, e cila thotë se ka shkarkuar disa punonjës dhe po heton akuzat. Një nga këta 11 persona është një këshilltar shkolle i akuzuar në dosjen izraelite për ofrimin e ndihmës së papërcaktuar për djalin e tij në rrëmbimin e një gruaje gjatë infiltrimit të Hamasit në të cilin Izraeli thotë se 1,200 njerëz u vranë dhe 253 u rrëmbyen. Një tjetër punonjës social i UNRWA, akuzohet për përfshirje të paspecifikuar në transferimin në Gaza të kufomës së një ushtari të vrarë izraelit dhe për koordinimin e lëvizjeve të kamionëve të përdorur nga sulmuesit dhe për furnizimet me armë. Një zyrtar izraelit i tha Reuters se 190 personat e përmendur në dosje ishin “luftëtarë të bërë vrasës”, ndërsa në përgjithësi rreth 10% e stafit të UNRWA besohej se kishin lidhje më të përgjithshme me Hamasin dhe Xhihadin Islamik. Agjencia punëson 13,000 njerëz në Gaza, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.