Ivan Toney e vlerëson Saudi Pro Leaguen sikurse Premier Leaguen NULL NULL 10.09.2025 20:06 10.09.2025 20:06 Ish sulmuesi i Newcastle dhe Brendtford, Ivan Toney, ka vlerësuar lartë Superligën e Arabisë Saudite, pas një sezoni të kaluar tashmë te skuadra e Al-Ahli. Ai ka folur rreth kualitetit të futbollit në këtë ligë, me të cilën ai e përngjason shumë me futbollin që luhet në Premier League. “Për mua Saudi Por League është e të njëjtit nivel sikurse Premier League. Shumë do të më kryqëzojnë për këtë deklaratë, mirëpo jam duke e thënë një të vërtetë. E keni parë se si Al Hilal se si mposhti Manchester Cityn? Unë do ti jepja shanse të mëdha Al-Ahlit që të përfundonte në top 4 çdo sezon në Premier League”, tha ai. Kujtojmë që Toney po kalon formë të shkëlqyeshme te Al-Ahli, ku në 31 ndeshje ka shënuar 24 gola.