Iu refuzua pasaporta, menduan se aziatiku i kishte sytë e mbyllur në fotografi NULL NULL 08.12.2016 14:39 08.12.2016 14:39 Një aziatik nga Zelanda e Re, është refuzuar në aplikacionin për pasaportë, pasi që sistemi softuerik që e realizon fotografinë, nuk e ka pranuar atë për shkak të syve. Sistemi ka dërguar një mesazh duke lajmëruar për gabimin, me përshkrimin se sytë e Richard Lee, ishin të mbyllur, por në fakt ata ishin qartazi të hapur. Lee është një DJ dhe student i aeronautikës, i cili e kishte dërguar aplikacionin bashkë me një foto online, në Departamentin e Punëve të Brendshme në New Zeeland. “Nuk e kisha problem aspak. Gjithmonë kam pasur sy të vegjël dhe teknologjia është shumë e re dhe e pa-sofistikuar për t’i njohur të gjitha tiparet e fytyrës time”, ka thënë 22 vjeçari për Reuters, transmeton Klan Kosova.