Iu gjet dhe sekuestrua pistoleta me tetë fishekë, arrestohet një person në Prishtinë NULL NULL 29.12.2023 09:09 29.12.2023 09:09 Foto ilustruese. Arrestimi Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.