Itali: U kapën në flagrancë duke shitur drogë, arrestohen katër shqiptare NULL NULL 19.05.2024 12:39 19.05.2024 12:39 Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, paraditen e sotme. Ata raportohet se u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike pranë një stacioni treni. Thuhet se karabinierët vunë re qëndrimin e dyshimtë të shqiptarëvë pranë stacionit të trenit San Pietro a Vico dhe u vunë në ndjekje të tyre. Pas kontrollit, fillimisht në automjetin e tyre me të cilin udhëtonin zbuluan një pako me mbi 330 gramë kokainë, shkruajnë mediat italiane transmeton Klankosova.tv Më pas u kryen edhe kontrolle në banesat e shqiptarëve në provincat e Firences dhe Arezzo-s ku u gjetën sasi të tjera hashash dhe marihuanë, peshore precize dhe materiale paketimi, raportojnë mediat italiane.