Itali: Porositi vrasës për të ekzekutuar burrin, arrestohet gruaja shqiptare NULL NULL 27.07.2023 14:19 27.07.2023 14:19 Është arrestuar një grua shqiptare në Itali. Ajo dyshohet se kishte vrarë burrin e saj. Më saktë, gruaja kishte paguar dy vrasës me pagesë, më 13 dhjetor të vitit të kaluar në Rocca Priora, e ekzekutuan planin e saj të menduar. Lidhur me rastin kanë raportuar edhe mediat italiane. Shqiptarja ishte e lodhur nga abuzimet e shkaktuara nga burri i saj, Petrit Caka. Ajo gjeti një mënyrë se si ta hiqte qafe atë. Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit e më pas e vranë me thikë duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen. Pasi ekzektuan planin e vrasjes ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes. Ishte vetë gruaja ajo që i lajmëroi karabinierët se kinse zbuloi trupin e bashkëshortit të vrarë pas një grabitje në shtëpi. Por, më pas skenari i ngjarjes ndryshoi totalisht duke i zbuluar porositësit dhe vrasësit e shqiptarit Petrit Caka.