Itali: Foshnja e porsalindur rrëmbehet në spital, prindërit përjetojne orë tmerri NULL NULL 22.01.2025 11:28 22.01.2025 11:28 Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje në zonën e Kozencës, në Itali, ku një grua ka rrëmbyer në maternitet një foshnje të porsalindur, duke iu prezantuar nënës së re, si infermiere. Foshnja është rrëmbyer në maternitetin e klinikës “Sacro Cuore” në Cosenza të Italisë. Pasi u rrëmbye nga çifti, Rosa Vespa 53-vjeç dhe Aqua Moses, 43 senegalez, vajza e vogël është gjetur tre orë më vonë. Nga pamjet e siguruara, duket një grua me maskë në fytyrë duke hyrë në dhomën e spitalit të nënës së re duke u shtirur si infermiere. Ajo mori vajzën e vogël dhe tha se duhej të shihej nga pediatri. Pas gjysmë ore, nëna dhe gjyshet, duke mos parë vogëlushen të kthehej në dhomë, kanë ngritur alarmin, i cili i është dërguar të gjitha forcave të policisë. Sipas medias vendase, vajza e vogël kishte veshur një rrobë rozë me Minnie Mouse. Pas tre orësh ankthi, vajza e vogël u gjet nga policia në një makinë së bashku me gruan dhe burrin që e mori nga klinika. Të dy u ndaluan dhe u dërguan në komisariat. Një nga policët, pasi mori vajzën e vogël, thirri prindërit për t’i qetësuar dhe për t’u thënë se vajza e tyre ishte mirë. Veç vajzës, çifti kishte tentuar një tjetër rrëmbim në spital. Sipas asaj që mësohet, gruaja ka falsifikuar shtatzëninë për 9 muaj dhe një javë më parë ka postuar në rrjetet sociale se ka sjellë në jetë një fëmijë. Ajo u tha të afërmve të saj se ishte mbajtur në spital për kontrolle. I porsalinduri u gjet i veshur si djalë. Sipas disa dëshmive, gruaja ka qenë pranë klinikës për orë të tëra. Të dy u ndaluan pranë shtëpisë së tyre, në Castrolibero. Kur policët mbërritën për të arrestuar çiftin, shtëpia ishte e dekoruar sikur të kishte lindur një fëmijë. Vajza e vogël ishte e veshur me rroba djemsh. Ngjarja është ende në fazë hetimi dhe është ende i paqarte motivi që shtyu çiftin të rrëmbente vogëlushen Sofia në spital. Prindërit e vajzës i përkasin një familjeje normale, nëna mësohet se është shtëpiake dhe babai 29-vjeç është punonjës i thjeshtë. Po ashtu, ata janë edhe prindër të një djali 6-vjeç. Menjëherë pas rrëmbimit, familjarët dhe miqtë e prindërve kanë postuar një foto të vogëlushes në rrjetet sociale, me ftesën për t’i kontaktuar në rast se mund ta shihnin. Në daljet e qytetit u vendosën postblloqe, dhe gjatë kërkimeve policia lokalizoi makinën e rrëmbyesit dhe vogëlushen në bord. Çifti e u arrestua ndërsa foshnja e kthye në familjen e saj, e sigurt./Albeu