IT është filmi më fitimprurës horror në histori NULL NULL 25.09.2017 09:15 25.09.2017 09:15 Filmi IT është bërë filmi më fitimprurës i zhanrit horror në histori të kinemasë amerikane. IT ishte realizuar më 8 shtator të këtij viti dhe që nga fillimi kishte qenë tejet i suksesshëm. Ky film i cili është adaptim i romanit të vitit 1986 të shkruar nga Stephen King, është bërë me regji të Andy Muschiettit, ku Bill Skarsgard luan rolin e palaços Pennywise. IT veçse ka arritur të përfitojë 236.3 milionë dollarë në arkën filmike amerikane në dy javët e para, duke e mposhtur filmin The Exorcist që i kishte fituar 232.9 milionë dollarë. Ndërkaq, me 478 milionë dollarë të fituar deri më tani, ky film e ka kaluar më në fund atë të Roman Polanskit, për t’u bërë filmi horror më fitimprurës në histori.