Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Istog: Shoqërohen në polici dy persona, iu gjetën dy armë, 4 karikatorë dhe 44 fishekë

NULL NULL
09.09.2024 08:47
Policia e Kosovës. Foto ilustruese

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Istog kanë ndaluar një automjet, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit kanë gjetur në dy çanta krahu dy armë/pistoleta, katër karikatorë dhe 44 fishekë.

Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, përcjell Klankosova.tv.

“Policia gjatë  patrullimit ka ndaluar  një automjet, të drejtuar nga  i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, në dy çanta krahu kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë/pistoleta, katër karikatorë dhe 44 fishekë. Dy të  dyshuarit nuk kanë poseduar leje për armëmbajtje, përveç lejes për rekreacion/shenjëtari. Lidhur me rastin të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme