Istog, e rrahu dhe e kanosi me armë të dashurën, dërgohet në mbajtje i dyshuari NULL NULL 03.01.2025 09:41 03.01.2025 09:41 Foto ilustruese. Një person është arrestuar në Istog të enjten pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, një grua me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se poashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv