Ismajli me Empolin në konak te Lecce e Ramadanit NULL NULL 08.11.2024 16:40 08.11.2024 16:40 Ylber Ramadani (Lecce) dhe Ardian Ismajli (Empoli) Skuadra e Lecces është nikoqire e Empolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 11-të në Serie A. Në të dyja këto ekipe luajnë dy shqiptarë nga Kosova, të cilët mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë, njofton Klankosova.tv. Ylber Ramadani me Leccen nuk i kanë punët aspak mirë, pasi renditen të fundit në kampionatin italian, me 8 pikë të grumbulluara, aq sa kanë edhe Venezia dhe Monza. Nga ana tjetër Empoli i Ardian Ismajlit zë vendin e 11-të me 14 pikë, sa ka edhe Torino një pozitë më lartë. Ky duel fillon në orën 20:45 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 3 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion. Komentator, Arbon Flugaj!