Ismail Kadare nesër shpallet “Qytetar Nderi” i Pejës NULL NULL 20.05.2016 23:47 20.05.2016 23:47 Ismail Kadare është i ftuar në Festivalin e 14 të Letrave Shqipe, që po zhvillohet në Pejë, për nder të poetit Azem Shkreli, ndërsa gjatë ditës së nesërme Kadare do të shpallet “Qytetar Nderi” i këtij qyteti. Festivali ka nisur sot, e aktivitetet do të përfundojnë nesër në mbrëmje. “Gjatë ditës ka pas tribuna tematike. Në mbrëmje ishte takimi i zotit Kadare me lexuesit e tij ka pasur interesim të jashtëzakonshëm nga qytetarët e Pejës”, tha zëdhënësi i komunë së Pejës Engelberg Zefaj në emisionin Ora e Fundit. Ismail Kadare në qëndrimin e tij dyditor do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit “Bulëzat”, dhe atij “Azem Shkreli”, ndërsa nesër në ora 17:00 do të inaugurohet edhe këndi i Ismail Kadaresë në bibliotekën “Azem Shkreli” në Pejë. Poezitë e Azem Shkrelit janë përkthyer në shumë gjuhë, si dhe kanë shënuar njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe. klankosova.tv