Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Islanda përgatitet për shpërthim vullkanik, ndërton mburojë rreth termocentralit gjeotermik

NULL NULL
14.11.2023 17:00
vullkan islande iceland
Steam rises from a fissure in a road near the town of Grindavik, Iceland Monday Nov. 13, 2023 following seismic activity. Residents of Grindavik, a town in southwestern Iceland, have been briefly allowed to return to their homes on Monday after being told to evacuate on Saturday after increasing concern about a potential volcanic eruption caused civil defense authorities to declare a state of emergency in the region. (AP Photo/Brynjar Gunnarsson)

Autoritetet islandeze po përgatiten të ndërtojnë mure mbrojtëse rreth një termocentrali gjeotermik në jugperëndim të vendit.

Ata shpresojnë se muret do ta mbrojnë uzinën Svartsengi nga çdo rrjedhje e mundshme e lavës, ndërsa frika për një shpërthim të afërt vullkanik rritet.

Një zëdhënës i HS Orka, operator i termocentralit, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se termocentrali furnizon me energji të gjithë vendin – megjithëse ndërprerja nuk do të ndikonte në furnizimin me energji elektrike në kryeqytetin Reykjavik, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Ministrja e drejtësisë e vendit, Gudrun Hafsteinsdottir i tha transmetuesit shtetëror RUV se një digë e madhe është projektuar për të mbrojtur centralin, i cili ndodhet rreth 6 km nga qyteti i Grindavik – i cili është evakuuar.

Rreziku i një shpërthimi vullkanik në Islandë mbetet i lartë, me 3000 banorë të qytetit të afërt Grindavik të detyruar të evakuohen. Ka pasur raporte për lëkundje të tokës, çarje të rrugëve dhe ndërtesa që kanë pësuar dëmtime strukturore ndërsa aktiviteti vullkanik vazhdon. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme