Ishulli ku nata kushton 57,000 dollarë NULL NULL 16.09.2015 11:18 16.09.2015 11:18 Në vitin 2006 magjistari me famë botërore, David Copperfield i ka harxhuar 50 milionë dollarë në një ishull privat të quajtur Musha Cay që gjendet në jug të Bahameve. Pas 5 vjetësh dhe 40 milionë dollarësh investime, Copperfield e ka përfunduar projektin e tij të ashtuquajtur “destinacioni më i magjishëm i botës për t’i kaluar pushimet”. Ai po ashtu ka kërkuar blerjen e 10 ishujve aty afër, për të kompletuar arkipelagun e njohur si Ishujt Copperfield. Oprah Winfrey, Bill Gates dhe Johnny Depp janë nga emrat që tashmë i kanë shijuar pushimet e tyre në Musha Cay. Ky vend përveç se i arritshëm nga të famshmit, mund edhe të prenotohet e të merret me qira nëse i keni 57,000 dollarë që t’i jepni për një natë, raporton Business Insider, transmeton Klan Kosova. I pasur me shumë bukuri, duke përfshirë edhe një teatër në natyrë dhe një motoskaf provat dhe plazhe natyrale, Musha Cay strehon ata që kërkojnë relaksim dhe aventurë. Musha Cay është ishulli kryesor i 11 prej atyre që zotëron Copperfield. Në total, ishujt e tij i kanë 40 plazhe private.