Ishte shpallur në kërkim, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër – i kapen dy kallashnikov NULL NULL 11.06.2025 09:45 11.06.2025 09:45 Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Shkodër pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Dyshohet se ai posedonte 2 armë zjarri kallashnikov. Në pranga është vënë i riu me iniciale A. Gj., banues në fshatin Kir. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj.”, njofton policia, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv