Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ishte një vendim i marrë nga unë”, Xhensila flet për herë të parë për ndarjen nga Besi

NULL NULL
05.12.2024 21:25
Xhensila Myrtezaj.
Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj për herë ta parë ka folur për ndarjen nga Bes Kallaku, duke thënë se me vite të tëra janë përpjekur që t’i sistemojnë pakënaqësitë.

Xhensila u shpreh se kur një marrëdhënie bëhet toksike dhe e dëmshme, siç tha ajo, duhet ndryshuar diçka.

“Ka disa vjet që jemi përpjekur që të sistemonim pakënaqësitë në martesën tonë, me dëshirën për të mos përfunduar. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Mendoj si në çdo lloj marrëdhënie, shoqëror, intime, familjare, kur veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur komunikimi e humb peshën e rëndësisë që ka dhe në marrëdhenië mbizotërojnë debatet, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua, për fëmijet dhe në këtë rast edhe për të dhe në këtë rast duhet ndryshuar diçka, duhej një reagim, një vendim duhet të ishte marrë në çdo çast dhe unë e mora vendimin tim”, u shpreh ajo në “Mirëmbrëma yje”.

Xhensila u shpreh se ky ishte një vendim i marrë nga ajo, duke shtuar se ka qenë shumë delikate dhe ka marrë barrë të madhe mbi supe, përcjell Klankosova.tv.

“Në çift duhet bashkëpunim, do objektiva dhe përgjegjësi të përbashkëta dhe kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar që nuk mund të luftoj vetëm njëra palë edhe për tjetrën, çdo ditë që kalonte e kuptoja që po thyej më shumë, ndaj ishte një vendim i marrë nga unë. Ka qenë shumë delikale, shumë barrë kam marrë mbi supe, shumë peshë kam marrë mbi supe”.

“Me duhej mua ta bëja këtë si hap, pasi nuk shihja asnjë mundësi rrugëzgjidhje tjetër të mundshme. Nuk është i lehtë për askënd dhe as nuk është diçka që e parashikon të ndodh, apo dëshiron të ndodh. Disa hapa sado të vështirë të jenë në jetë, duhet gjetur forcën për t’i marrë. Ku e gjeta forcën, e gjeta forcën tek fëmijët e mi. E gjeta forcën tek ajo që unë doja që fëmijët e mi të kishin në të ardhmen, qetësinë”, u shpreh tutje ajo./Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme