“Ishte në vendin e gabuar në momentin e gabuar”, detaje nga vrasja e Lorik Abazit në Londër NULL NULL 19.02.2026 14:19 19.02.2026 14:19 Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku 22-vjeçari shqiptar Lorik Abazi u godit me thikë dhe humbi jetën. Loriku u gjet i plagosur në Hesterman Way të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, vdiq në spital. Lidhur me rastin tragjik ka folur bashkëvendasi i tij, Sabri Agimi, në emisionin “Kosova Today”, ku tha se ngjarja duket të ketë qenë fatkeqësi. “ Të dhëna se si ka shkuar deri aty dhe pse kanë ndejtur deri në ora një e gjysmë, për besë nuk di, por aq sa mund të di sipas gjasave është sikur thuhet edhe shprehja, në vendin e gabuar, në momentin jo të duhur, po shihet më shumë si rastësi, sesa si rast me prapavijë”, tha ai. Ndiqni detajet e plota, në videon vijuese: