Ishte duke punuar, hajni ia vjedh 300 euro NULL NULL 29.01.2025 09:25 29.01.2025 09:25 Një person i maskuar i ka vjedhur 300 euro në një vend pune në Fushë Kosovë, rastin e ka raportuar viktima i cili ishte në vendin e punës. Në raportin 24-orësh thuhet se nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Klankosova.tv