Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-presidenti rus i përshkruan protestuesit e qendrave të votimit si ‘tradhtarë’

NULL NULL
16.03.2024 23:19
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

Njerëzit që kanë protestuar në qendrat e votimit gjatë zgjedhjeve presidenciale ruse janë përshkruar si “tradhtarë” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Demonstruesit kanë tentuar t’i vënë zjarrin kabinave të votimit dhe të derdhin bojë në kutitë e votimit.

Ata po ndihmojnë armiqtë e Rusisë, sipas Medvedev.

“Kjo është ndihmë e drejtpërdrejtë për ata degjenerues që po bombardojnë qytetet tona sot”, tha ai në një postim në Telegram, duke iu referuar sulmeve nga forcat ukrainase, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme