Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-portieri rumun: Nëse loja me Kosovën do të luhej në kohën tonë do t’i rrihnim ata

NULL NULL
21.11.2024 18:15

Ish-portieri i Rumanisë Rica Raducanu, ka bërë një deklaratë kontraverse lidhur me ndeshjen e 15 nëntorit mes Rumanisë dhe Kosovës.

Raducanu ka treguar se në çfarë mënyre do ta zgjidhnin nëse ndeshja në Bukuresht do të luhej në kohën e tij.

“Nëse do të ndodhte në kohën tonë ajo natë e Bukureshtit, ne do të hynim në zhveshtore dhe do t’i rrihnim ata”, deklaroi ai.

Këtu ish-gardiani i portës rumune iu referua ekipit të kombëtarës së Kosovës.

Si pasojë e thirrjeve raciste “Serbia, Serbia” nga ana e tifozëve rumunë, futbollistët e Kosovës e lëshuan fushën si shenjë protestë.

Ata nuk pranuan të kthehehsin për ta mbyllur ndeshjen.

Kjo natyrisht se iu kushtoi “Dardanëve”.

UEFA dje vendosi që Kosova të humbë ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 dhe u gjobit me 6 mijë euro për sjelljen e futbollistëve.

Në anë tjetër edhe Rumania u sanksionua ashpër nga Shtëpia Evropiane e Futbollit.

UEFA e dënoi kombëtaren rumune me 128 mijë euro.

lajme të ngjashme