Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës

NULL NULL
11.03.2026 07:08

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sot në sallën e gjyqit me fillim nga ora 09:30.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Krasniqi do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës, që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 37 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, Krasniqi është deklaruar i pafajshëm disa herë para trupit gjykues.

lajme të ngjashme