Ish-kryeministri i Tajlandës lirohet me kusht NULL NULL 18.02.2024 07:40 18.02.2024 07:40 Thaksin Shinawatra u pa duke u larguar nga një spital policor në kryeqytetin Bangkok të dielën Ish-kryeministri i dënuar i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, ka mbërritur në rezidencën e tij në kryeqytetin Bangkok, pasi u lirua me kusht. Miliarderi u lirua nga një spital policor, ku po vuante një vit burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Thaksin, 74 vjeç, u arrestua sapo u kthye në Tajlandë gushtin e kaluar nga 15 vjet në mërgim të vetë-imponuar. Ai nuk kaloi asnjë natë në burg pasi u ankua për probleme shëndetësore.