Ish-këshilltari i DASH-it: Irani s’ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret NULL NULL 13.06.2025 16:47 13.06.2025 16:47 Ish-këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe eksperti i politikës së jashtme amerikane, Vali Nasr, ka thënë se Irani s’ka zgjidhje tjetër veçse të hakmerret ndaj sulmeve të Izraelit. Nasr tha se nëse sulmi izraelit ishte taktikë për ta sjellë Iranin në tryezën e negociatave, sipas tij, një gjë e tillë është e pamundur të funksionojë. “Trump e keqkuptoi Iranin dhe tani në vend të bisedimeve, do të shohim përdorimin e armëve si mjet negocimi”. “Nëse nuk përgjigjet, do të humbasë çdo besueshmëri, do të shihet si i dobët dhe izraelitët nuk do të ndalen”, tha Nasr, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Uashingtoni prej kohësh ka kërkuar të kufizojë kapacitetin bërthamor të Teheranit, me negociatat e fundit në Romë muajin e kaluar që përfunduan pa ndonjë marrëveshje. Një rund i gjashtë i bisedimeve SHBA-Iran ishte planifikuar për të dielën në Oman por nuk është e qartë nëse do të mbahet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Nga një lartësi afro 3 mijë metra, alpinistja gjermane bie për vdekje në malin Olimp 1 minutë më parë
Kosova Kosova ia heq shtetësinë Nikolla Vujoviqit i cili u punësua si polic në Serbi 3 minuta më parë