Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ish-këngëtarja e Liberty X, ribashkohet me fëmijët pas qëndrimit në rehabilitim

NULL NULL
31.05.2021 18:24

Ish-këngëtarja e Liberty X, Michelle Heaton ka ndarë një foto të momentit kur ajo është ribashkuar me fëmijët e saj, pas disa javësh qëndrimi në klinikën rehabilituese ‘’Priory’’

Heaton ishte dërguar në këtë qendër, pasi e njëjta kishte qenë në gjendje të rëndë si pasojë e konsumimit të kokainës.

Ndërsa ishte në qendrën e trajtimit, burri i saj, Michelle Hugh Hanley u përkujdes për fëmijët.

Ish-këngëtarja e famshme njoftoi se është shumë e lumtur, pasi fëmijët e saj nuk i kishte takuar që nga muaji prill, shkruan Mirror.co, përcjell Klankosova.tv

“Më është dhënë një shans i dytë në jetë dhe e di që jam me fat që e kam atë,” u tha ajo ndjekësve të saj.

“Faleminderit familjes sime, miqve, njerëzve që kam takuar – dhe nuk i kam takuar. Me të vërtetë do të thotë shumë’’, ka shkruar ajo më tutje.

Michelle tha se ajo do të kishte qenë në prag të vdekjes, kur ishte regjistruar në këtë qendër rehabilituese.

lajme të ngjashme