Irani thotë se vetëm sirianët mund të vendosin për fatin e vendit të tyre NULL NULL 08.12.2024 15:54 08.12.2024 15:54 Foto nga Reuters Fati i Sirisë është përgjegjësia e vetme e popullit sirian dhe duhet të ndiqet pa imponim apo ndërhyrje të huaj, tha të dielën ministria e jashtme e Iranit, pasi aleati i Teheranit, Bashar al-Assad u rrëzua nga rebelët. Irani shpenzoi miliarda dollarë për të mbështetur Assadin gjatë luftës civile siriane që shpërtheu në vitin 2011 dhe vendosi Gardën e tij Revolucionare në Siri për të mbajtur aleatin e tij në pushtet, në mënyrë që të ruajë “Boshtin e Rezistencës” të Teheranit ndaj Izraelit dhe ndikimin e SHBA-së në Lindjen e Mesme, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Pas rënies së Asadit nga pushteti, ministria e jashtme e Iranit bëri thirrje për një dialog kombëtar për të formuar një qeveri gjithëpërfshirëse që përfaqëson të gjitha segmentet e shoqërisë siriane.