Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Irani tentoi ta sulmojë bazën Al Udeid në Katar që strehon 8 mijë trupa amerikanë

NULL NULL
23.06.2025 20:09

Baza Al Udeid, e cila ishte cak në tentim sulmin nga Irani, është e vendosur pranë kryeqytetit të Katarit, Doha dhe shërben si seli e operacioneve ajrore të Komandës Qendrore të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe strehon gati 8 mijë trupa amerikane.

Forcat britanike gjithashtu kalojnë me rotacion nëpër bazë, e cila nganjëherë quhet Aeroporti i Abu Nakhlas.

Objekti aktualisht shërben si seli dhe bazë logjistike për operacionet amerikane në Irak dhe gjithashtu përfshin pistën më të gjatë të uljes ajrore në rajonin e Gjirit, shkruan BBC, transmeton Klanksoova.tv

Katari u dha Shteteve të Bashkuara akses në bazën Al Udeid në vitin 2000. Pasi amerikanët morën përsipër menaxhimin e bazës në vitin 2001,

Në vitin 2024, CNN raportoi se SHBA-të arritën një marrëveshje për të zgjatur praninë e tyre ushtarake në Katar për 10 vjet të tjera. / Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.