Irani shpalli pesë ditë zie pas vdekjes së presidentit NULL NULL 20.05.2024 10:46 20.05.2024 10:46 Foto ilustruese Siç pritej, zëvendëspresidenti i Iranit do të marrë përsipër qeverisjen e vendit në baza të përkohshme, ka konfirmuar udhëheqësi suprem, Ali Khamenei. Mohammad Mokhber do të ketë 50 ditë për të organizuar zgjedhje të reja në koordinim me krerët e gjyqësorit dhe degëve legjislative, shtoi Khamenei, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv. Irani gjithashtu do të mbajë pesë ditë zie kombëtare pas vdekjes së presidentit, Ebrahim Raisi dhe ministrit të tij të jashtëm, Hossein Amir Abdollahian.