Irani pretendon se ka goditur qendra ushtarake dhe baza ajrore izraelite me raketa NULL NULL 13.06.2025 22:59 13.06.2025 22:59 Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka deklaruar se shënjestër e sulmeve të tyre ishin qendrat ushtarake dhe bazat ajrore izraelite. Në deklaratë thuhet se gjatë sulmeve ndaj Izraelit janë përdorur një kombinim i sistemeve të drejtuara me precizion dhe teknologji të avancuar. “Shenjëstruam qendra ushtarake dhe baza ajrore që kanë shërbyer si burim i agresionit kriminal kundër vendit tonë”. “Raportet nga terreni, pamjet satelitore dhe inteligjenca e përgjuar tregojnë se dhjetëra raketa balistike goditën me efikasitet objektiva strategjike”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Irani tha se pavarësisht pretendimeve për shkatërrim të raketave, Izraeli nuk ka arritur t’i neutralizojë valët e sulmeve raketore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Sy për sy” - banorët e Teheranit të zemëruar pas sulmeve vdekjeprurëse izraelite 24 minuta më parë
Lajme Parada historike në Uashington në nder të Ushtrisë Amerikane dhe ditëlindjes së Presidentit Trump 40 minuta më parë
Kosova Me metodën "Sentinel", në QKUK këtë vit u shpëtuan 22 gra nga kanceri i gjirit 45 minuta më parë