Iraku dënon sulmet ajrore të ShBA-së NULL NULL 26.12.2023 11:14 26.12.2023 11:14 Qeveria e Irakut ka dënuar sulmet ajrore të ShBA-së gjatë natës ndaj pozicioneve irakiane. Sipas saj sulmet kanë vrarë një ushtarak dhe kanë plagosur 18 persona të tjerë, ndërsa këtë e quajti një “akt të qartë armiqësor”. Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore hakmarrëse të hënën në Irak pas një sulmi me dron nga militantët e lidhur me Iranin që la një pjesëtar të shërbimit amerikan në gjendje kritike dhe plagosi dy të tjerë, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Forcat amerikane kanë shënjestruar në mënyrë të përsëritur vendet e përdorura nga Irani dhe forcat e saj përfaqësuese në Irak dhe Siri në përgjigje të dhjetëra sulmeve ndaj forcave amerikane dhe aleate në rajon që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor.