iPhone 6S, publikohen foto të tjera NULL NULL 04.09.2015 09:20 04.09.2015 09:20 Javën e ardhshme pritet që të zbulojmë gjithçka në lidhje me telefonin iPhone të ri të kompanisë Apple, pasi më 9 shtator do të mbahet eventi ku pritet të prezantohet ky telefon. Mirëpo, “MacRumors” ka publikuar disa foto, ku shihet telefoni iPhone. Ky telefon, që pritet të quhet 6S, duket i njëjtë sikurse iPhone 6, vetëm se do të jetë më i hollë. iPhone 6S raportohet se do të jetë 138.19 x 67.68 x 8.09 mm, që do të thotë se është pak më i hollë, më i gjatë dhe më i gjerë se iPhone 6 që është 138.1 x 67 x 6.9 mm. Edhe në të kalurën spekulohej se iPhone 6S do të jetë më i gjerë, për shkak të teknologjisë Fource Touch që do të jetë pjesë e këtij telefoni, transmeton Top Channel