Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Intervistë me akademikun Grigore Brancus

NULL NULL
17.11.2015 22:06

“Ka shumë fjalë nga substrati i rumanishtes që kanë gjegjëset e tyre në gjuhën shqipe”.

Profesor, ju lutemi fillimisht na tregoni se si e zbuluat pasionin tuaj për gjuhësinë?

Pasionin tim për gjuhësinë e kam zbuluar shumë herët. Kam lindur në shtëpinë e një prifti. Im atë kishte studiuar teologji në vitin 1900, por, në të njëjtën kohë dhe letërsi. Kishte pasur fatin që të ndjekë ligjëratat e Maiorescut, Ovid Densusianu-ut, profesorë të mëdhenj të fillimit shekullit XX pranë Fakultetit të Letërsisë dhe Filozofisë në Bukuresht.

Ai mbante mend shumë mirë Bogdan Petriceicu Hasdeu-un, i cili, siç e dimë, u nda nga jeta në vitin 1907, në Campina, dhe kishte një admirim të madh për këta dijetarë. Në shtëpinë tonë kam gjetur, kur isha në shkollë të mesme, librat e Hasdeu-t “Magnum Etymologicum Romaniae”, “Fjalët e pleqve” dhe të tjera.

Hasdeu ka qenë, siç dihet, dijetari i parë rumun që iu përkushtua me guxim të madh, por edhe me sukses, lëmisë më delikate të gjuhësisë rumune: substratit trako-dak, gjuhës pleqërishte të të parëve tanë dakë, që u pushtuan dhe u kolonizuan nga romakët, dhe, pas një periudhe të gjatë dygjuhësie, kanë mësuar latinishten, por në të njëjtën kohë, ata ruajtën shumë elemente të gjuhës vendase, autoktone, d.m.th. të dako-trakishtes.

Kjo fushë e errët e gjuhësisë rumune, që merret me elementin trako-dak të gjuhës rumune, më ka pasionuar gjithë jetën. Kam pasur, qysh në shkollë të mesme, një prirje të veçantë për zbulimin e zonave më të errëta, më delikate të gjuhësisë rumune. Isha student në Fakultetin e Letërsisë në vitin 1948 dhe kam pasur shansin të kem kontakt me një profesor të madh: Alexandru Rosetti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/11/17/ka-shume-fjale-nga-substrati-i-rumanishtes-qe-kane-gjegjeset-e-tyre-ne-gjuhen-shqipe/

 

lajme të ngjashme