Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Interi shpartallon Comon e Vojvodës

NULL NULL
06.12.2025 19:57

Interi ka fituar thellë ndaj Comos 4-0 në xhiron e 14-të të Serie A-së.

Goleadën e hapi Lautaro Martinez në minutën e 11-të.

Në minutën e 59-të pasoi goli i Marcus Thuramit, teksa në të 81-tën i Hakan Calhanoglut. Carlos Augusto në minutën e 86-të shënoi për 4-0.

Mërgim Vojvodën te Comoja, trajneri Cesc Fabregas e futi në lojë me të nisur pjesa e dytë.

Interi tani ndodhet në krye të tabelës me 30 pikë, teksa Como i gjashti me 24 sosh.

lajme të ngjashme