Interi mezi fiton ndaj Udineses NULL NULL 08.04.2024 23:07 08.04.2024 23:07 Interi mezi fiton ndaj Udineses Inter fiton në sekondat e fundit kundër Udineses. Kjo falë një goli në minutin e 95-të të Davide Frattesit, duke e përmbysur rezultatin në 1:2. Të parët në “Friuli” kaluan vendasit me Lazar Samarxhiq, i cili realizoi në minutin e 40-të. Kurse, golin e barazimit për Interin e shënoi Hakan Çalhanoglu, në minutin e 55-të. Me këtë fitore, skuadra e Simone Inzaghit, e ruan pozitën e parë në Serie A. “Nerazzurrët”, i kanë 82 pikë kurse Udinese është e 15-ta me 28 pikë. Kështu Inter është në rrugën e drejt për ta fituar “Scudetton”, kur kanë mbetur edhe shtatë javë. Diferenca mes Interit dhe rivalit lokal Milanit, që gjendet në vendin e dytë është plot 14 pikë, pasi që “Rossonerët” i kanë aktualisht 68 pikë.