Interi bën detyrën ndaj Comos NULL NULL 23.12.2024 22:37 23.12.2024 22:37 Interi ka realizuar fitore 2:0 ndaj Comos në xhiron e 17-të të Serie A-së. Carlos Augusto realizoi pëe 1:0 në minutën e 48-të të takimit pas asistimit nga Hakan Calhanoglu. Golin e dytë e realizoi sulmuesi në formë, Marcus Thuram, në minutën e 93-të shtesë. Zikaltrit tani ndodhen në vendin e tretë me 37 pikë, tri më pak se Atalanta që zë vendin e parë, e një më pak se Napoli në të dytin, por kampionët në fuqi kanë edhe një lojë për ta zhvilluar. Në anën tjetër, Como-ja ndodhet e 16-ta me 15 pikë. Kur jemi te sporti, për gjitha ligat kryesore sportive të vendit e ato ndërkombëtare, mund të përfitoni nga super oferta e Art Motion, e cila nga data 21 dhjetor është në dispozicion për të gjithë. Pos sportit, me pakon SUPREME PLUS e cila ka çmim prej vetëm 27.99€ në muaj, do të mund të shikoni mbi 315 kanale televizive, përfshirë mega spektaklin BIG BROTHER VIP, derisa përfitoni edhe Internet deri në 500 Mbps. Mos e lëshoni rastin, oferta është e limituar!